Tetë vitet e fundit nuk kanë qenë edhe aq të mira për Exeter City, skuadër kjo e ligës së katërt angleze. Por kjo gjë nuk e ka penguar një tifoz të tyre që të vendos para të mëdha për ta çdo javë në këto tetë vite. Roger Hamilton Kendall ka vendosur nga 10 funte çdo javë që Exeter të fitojë çdo ndeshje. Por jo gjithçka sigurohej me tre fitimin e tre pikëve. Roger ka vënë bast çdo javë që skuadra e tij të fitojë 4-1, diçka e jashtëzakonshme sigurisht. Tifozi i Exeter pretendon se është në fitim prej 600 funteve përkundër shumë basteve që ka vënë çdo javë viteve të fundit. Përgjatë këtyre viteve në të cilat Roger ka vënë bast që Exeter të fitojë 4-1, ai ka arritur të fitojë shuma të mëdha parash vetëm në gjashtë raste.
5 maj 2008: Torquay United 1-4 Exeter City
27 shtatorë 2008: Macclesfield Town 1-4 Exeter City
20 dhjetor 2008: Exeter City 4-1 Rochdale
16 mars 2013: Exeter City 4-1 Bradford City
19 mars 2016: Notts County 1-4 Exeter City
15 tetor 2016: Barnet 1-4 Exeter City
“Kisha një ëndërr të vogël që ne do të mposhtnim Torquay 4:1 në ndeshjen e parë të playoffit në Konferencë, sa për të qeshur, unë vendosa 10 funte dhe Torquay nga mposhti 2:1”, ka deklaruar Roger.