Çikago, 17 janar – Astronauti amerikan Juxhin Sernan, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, njofton NASA. Sernan ishte komandant i anijes kozmike Apollo 17 në dhjetor 1972, që edhe ishte fluturimi i fundit në Hënë, e gjithashtu misioni i fundit. Sernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976. Sernan ka regjistruar 566 orë e 15 minuta në hapësirë, nga të cilat 73 orë janë shpenzuar në sipërfaqen e Hënës, sipas NASA-s.