Një njeri ka vdekur në aksidentin që përfshinte modelin vetë-vozitës, duke çuar në hetime urgjente nga prodhuesit e veturave elektrike Tesla dhe autoriteteve amerikane. Ky është aksidenti i parë fatal për të cilin dihet deri tash, shkruan The Independent. Joshua Brown, 40, vdiq kur modeli i tij Tesla Model S u përplas me një kamion të bardhë në një rrugë të thatë të Floridës, në maj. Sipas raporteve të patrullës së autostradës së Floridës, xhami i përparmë i Teslës e goditi fundin e një rimorkio tek po kalonte ndër të, dhe vetura vazhdonte të ngitej, duke e lënë rrugën. NHTSA ka thënë se raporter preliminare tregojnë që përplasja ndodhi kur një traktor me rimorkio e kishte bërë një kthesë para Teslës. Ndërkaq Tesla tha në një postim në blog se as autopiloti e as vozitësi nuk e kishin dalluar rimorkion e bardhë në një qiell të ndritshëm, andaj frenat nuk ishin përdorur. Administrata Kombëtare e Amerikës për Siguri dhe Trafik të Autostradave ka filluar një hetim në sistemin autopilot të përdorur në 25 mijë veturave të modelit S.