Një motoriste ruse humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik. Olga Pronina ishte duke udhëtuar me motorin e saj në Vladivostok të Rusisë kur humbi kontrollin dhe u përpas me një ndarëse anësore. 40-vjeçarja u bë e famshme për shkak të postimeve të saj në Instagram. Ajo ishte një parukiere që u bë e famshme si motoriste. Thuhet se ajo ka mërrë dhjetra gjoba për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte.
40-vjeçarja ishte e njohur edhe si Monika u hodh nga motori përpara se ai të përplasej, por nuk mundi të shpëtojë për shkak të plagëve të marra. Ndjekësit e saj në Instagram shkruan se ajo ishte e “droguar” nga adrenalina që i jepte shpejtësia. Shoku i saj Eduard Hasanov u tha medieve lokale: “Ajo ishte duke shkelur çdo rregull të sigurisë dhe duke udhëtuar me shpejtësi të lartë shumë shpesh. Vdekja e saj është jashtëzakonisht tragjike.”