Në shumë se 15 vite pas sulmeve të 11 shtatorit, numri i sulmeve islamofobe të regjistruara në SHBA vazhdon të rritet me të madhe. Bashkë me të dhënat që tregojnë se amerikanët janë shtatë herë më të rrezikuar nga vrasja prej ekstremistëve djathtistë se nga ata me pikëpamje islamike, një raport i ri sugjerojnë se incidentet islamofobe janë rritur për 57 për qind në vitin 2016. Kjo përfshinë edhe një rritje prej 44 për qind në krimet e urrejtjes anti-islame, transmeton Express. Raporti i Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR), tregon se mes viteve 2014 dhe 2016, incidentet me bazë anti-myslimane janë rritur për 65 për qind. Në po këtë periudhë dy vjeçare, CAIR ka gjetur se krimet e urrejtjes që për cak kanë pasur myslimanët, janë rritur për 584 për qind. Gjetjet e CAIR janë të ngjashme me ato të hulumtuesve të tjerë të pavarur. Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, që i kanë rishikuar të dhënat nga 20 shtete, tregojnë se 196 incidente të krimit të urrejtjes kundër myslimanëve u raportuan vetëm në vitin 2015, një rritje prej 78 për qind krahasuar me vitin paraprak. Të dhënat e këtij raporti janë vërtetuar nga të dhënat e FBI-së.