Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Ryshfeti”, në të cilin lideri i LSDM-së Zoran Zaev akuzohet për kërkim dhe marrje ryshfet nga biznesmeni nga Strumica Ivan Nikollov-Saçevaliev. Seanca gjyqësore u anulua më 23 janar pasi mbrojtja kërkoi përjashtim të prokurorit nga rasti.
Avokatët e Zaevit më 23 janar e kontestuan përfaqësimin e prokurorit publik Vlladimir Milloshevski dhe pasi atë e zëvendësoi prokurori Zllatko Bikovski e kontestuan edhe përfaqësimin e tij. Sipas mbrojtjes së Zaevit, Milloshovskit i ka skaduar mandati gjashtëmujor në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Parashtruan vendim në Këshillin e prokurorëve publikë në Gazetën zyrtare, dhe sipas të cilit Milloshevski ishte sistemuar përkohësisht në Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe për korrupsion më 1 qershor të vitit 2016 deri më 30 nëntor, kur dhe i skadoi mandati.
Është shtyrë edhe seanca paraprake gjyqësore në kërkesë të Zaevit kur gjithashtu mbrojtja kërkoi që prokurori Milloshevksi të ndërrohet, gjoja, për shkak se ai ishte nën hetim të Prokurorisë speciale publike. Sipas aktakuzës në rastin “Ryshfeti”, Zaev u ngarkohet se në cilësi të personit zyrtar, si kryetar i komunës së Strumicës, nga biznesmeni Ivan Nikollov ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për një metër katror tokë ndërtimore në Strumicë, të cilën Nikollov ishte i interesuar ta privatizonte.