Shkup, 26 shkurt – Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 20 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Derbi i javës u zhvillua në Shkup, në stadiumin “Telekom Arena”, ku lideri i tabelës Vardari ishte nikoqire e Shkëndijës. Skuadra vendase ishte më e suksesshme se “kuqezinjtë”, nga Tetova duke shënuar fitore me rezultat 3:1. Të parët në avantazh kaluan vendasit, me golin e Barshegian në minutën e 28 të takimit. Dymbëdhjetë minuta më vonë Shkëndija arriti të barazon rezultati pas një aksioni të bukur të krijuar nga Hasani, ndërsa i saktë ishte Ibraimi. Skuadra nikoqire arriti që përsëri të kalon në avantazh kësaj herë nga pika e bardhë, ndërsa golin e shënoi Huan Felipe. Në pjesën e dytë skuadra e Vardarit arriti të shënon edhe një gol me anë të Huan Felipe i cili ishte edhe i dytë personal për të në këtë përballje. Pas kësaj humbje skuadra e Shkëndijës tani është 7 pikë largë vendit të parë, që mbahet nga kampioni aktual Vardarit. Nga ana tjetër edhe një stadiumit e Çairit u zhvillua një takim mjaftë interesante ku skuadra e Shkupit barazoi 1:1 me Rabotniçkin. Mysafirët ishit ata që kaluan të parët në avantazh edhe atë që në minutën e parë të përballjes. Gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat kishin edhe disa raste të mira, mirëpo përfunduan pa sukses. Në pjesën e dytë, djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu, morën ndeshjen në kontroll, dhe në minutën e 69 të përballjes me anë të Dimitrija Llazarevskit barazuan rezultatin në 1:1. Më këtë barazim skuadra e Shkupit, ngjitet një vend më lartë në tabelë dhe tani është e 7 me 17 pikë të tubuara. Në përballjet tjera, Renova në shtëpi barazoi 2:2 me ekipin e Makedonija GJ.P. Sileksi shënoi fitore përballë Pobedës me rezultati 2:0. (F.N)