Ish-kryeministri francez Manuel Vals deklaroi se në zgjedhjet presidenciale në Francës do ta mbështesë Emanuel Makronin nga partia majtiste Në Lëvizje (EM), në vend të kandidatit të partisë së tij Socialiste (PS), Benoa Amon.
Vendimi i këtillë i Valsit i ka përforcuar pozicionet e Makronit, i cili sipas hetimeve të fundit të mendimit publik zhvillon “garë të vdekur” për fitore në rrethin e parë nga zgjedhjet me kandidaten e Frontit Nacional Ekstrem të Djathtë (FN), Marin Le Pen.
Në zgjedhjet preliminare për kandidat presidencial të Partisë Socialiste, Vals ka humbur nga Amon, edhe pse ka vlejtur si favorit pas tërheqjes nga gara presidenciale e presidentit aktual Fransoa Oland. Emanuel Makron ka qenë ministër i Ekonomisë nga gushti i vitit 2014 deri në gusht të vitit 2016 në Kabinetin e Valsit.