Vetëm në SHBA, më shumë se 1 milionë njerëz vuajnë nga tip i diabetit. Por së fundi shkencëtarët kanë njoftuar se ka ende shpresë për ata që kanë probleme nga kjo sëmundje, përcjellë Klan Kosova. Një vaksinë e përdorur në më shumë se 100 vjet më parë për të luftuar tuberkulozin, thuhet se është premtuese kur bëhet fjalë për të përmbysur sëmundjen e diabetit. Në ditët e sotme sipas raportimeve mjekësore të mediave të huaja, ekspertët mjekësor e përdorin këtë vaksinë për trajtimin e kancerit të fshikëzës, gjë që e bën të sigurt edhe për trajtimin e diabetit. Në sesionet e 75-të Shkencore të Shoqatës Amerikane të Diabetit u tha se administrata e ilaçeve dhe ushqimit, do të testojë vaksinën mbi 150 njerëz të cilët janë në një fazë të diagnostifikuar me ndonjë tip të diabetit.