Sipas The Daily Star, kërkuesit e talenteve nga Sektori 5 i departamentit të organizimeve, që është përgjegjës për jetën private të Kim Jong Un-it, janë duke kërkuar vajza të bukura në çdo krahinë për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre. Skuadra e kënaqësisë së Kim, e njohur si Moranbong, pohohet se shërbejnë si valltare e argëtuese për udhëheqësin suprem. Por ka pasur shumë raportime të ‘zeza’ nga ata që kanë lënë Korenë e Veriut, se qëllimi i vërtet i tyre është shumë më i ligë, transmeton koha.net. Ata pohojnë se vajzat rregullisht shikohen nëse janë të virgjëra, e pastaj detyrohen që të kryejnë akte seksuale me elitën e Koresë së Veriut.