Ishte viti 2013 kur Laura u bë pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani. Ajo kishte zgjedhur të interpretoj këngën “I Will always love you” të Whitney Houston, këngë kjo që njihet si e vështirë për t’u kënduar, shkruan lajmi.net. Që nga momentet e para të këndimit, Laura ngriti në këmbë publikun me zërin e saj. Të mahnitur mbetën edhe juria. Posa përfundojë këngën, Laurës iu lëshua vendi i jurisë. Madje, anëtarja e jurisë Lena, i kërkonte asaj të bëhet ‘mësuesja e saj’. Emocionet që i dhuron Laura janë në videon më poshtë.