Provoni bozë, raki dhe verë, pinxhur, djathë të fortë dhe çorbë, mësoni se si bëhen ushqime shtëpiake tradicionale, thekson Interpid travel në tekstin “Maqedonia: vend i petëve, pasionit dhe begatisë.
Autorët e këtij reportazhi fillimisht e bartin përvojën e qëndrimit në Mavrovë dhe flasin për petullat e shijshme të cilat nikoqirët ua kanë përgatitur për mëngjes. Janë mahnitur edhe nga marmelata prej kumbullave, ajvari, vera Vraneci i kuq,…
“Kur uleni në sofër, menjëherë bëhet e qartë lidhshmëria e kuzhinës maqedonase me bujqësinë dhe popullatën lokale. Është e pasur me perime, ngjyra të lloj-llojshme dhe shije. Por, edhe pse përbërësit në ushqim janë tipike për nënqiellin, ajo janë miks i ndikimeve nga Ballkani, Evropa, Lindja e Mesme dhe Mesdheu”, qëndron në tekst.
Janë ndarë edhe gastro – përjetime nga vizita në Ohër, Jançe, si dhe nga zgjoi në Dihovë. “Është mbresëlënës dhe njëherësh inkurajues fakti se sa dhe çfarë ushqimi mund të prodhohet”, nënvizojnë autorët në bisedat me nikoqirët.
Ata janë larguar nga Maqedonia me një kavanoz ajvar, djathë tradicional dhe një shishe të vogël me raki.
Shkrimin e plotë, mund ta lexoni në http://www.intrepidtravel.com/adventures/macedonia-а-land-of-pies-passion-and-plenty/. Në saje të saj është edhe një link i cili çon drejt ofertës turistike konkrete me titull “Hulumtoni Maqedoninë dhe Malin e Zi përmes aventurës së vërtetë të ushqimit – nga Shkupi drejt Kotorit”. Ofrohen, siç është theksuar, kënaqësi kulinare, ndërsa tura fillon me piknik në Treskë. Pasojnë vizita në fshatrat e Maqedonisë, kisha, ujëvara,.