Edhe këtë ndeshje hero i “Djajve të Kuq” ishte Zlatan Ibrahimoviq që në ndeshje shënoi dy gola. Suedezi hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa pas tij shënoi Jesse Lingard për 2 me 0 në minutën e 38-të. Në fund të pjesës së parë Manolo Gabbiadini ngushtoi rezultatin, ndërsa tre minuta pasi nisi pjesa e dytë futbollisti i njëjtë barazoi gjithçka në ndeshje. Kur pritej që ndeshja të vazhdonte përtej kohës së rregullt, Ibra realizoi një gol në minutën e 87-të për t’i dhënë titullin e ri skuadrës së Jose Mourinhos. Me këtë triumf, Unitedi ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Evropës edhe për sezonin e radhës.