United, Schalke 04 e Krasnodar kalojnë në 1/8 e finales

Manchester United, Schalke 04 dhe Krasnodar janë 3 skuadrat e para që kualifikohen në 1/8 e Europa League. Nëse për United dhe Schalken pritej vetëm zyrtarizimi për të kaluar në raundin tjetër rusët e Krasnodarit e patën një betejë të vërtetë përballë Fenerbahces në Stamboll. Goli i shpejtë i shënuar nga Smolov që në minutën e 7-të e bëri Krasnodarin të ishte më i qetë në vazhdimin e sfidës, por Moussa Soë mundi të barazojë para pushimit duke i dhënë shpresë vendasve.

Megjithatë deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Krasnodarin që siguroi kalimin për më tej. Manchester United mori një tjetër fitore ndaj St.Ettiene këtë herë në Francë me rezultatin 0-1, duke kaluar më tej me shifrat e përgjithshme 4-0. Golin e fitores për djajtë e kuq e

Ndërkohë që për raundin tjetër skuadra e Mourinhos nuk do të ketë shërbimet e Bailly që u ndëshkua me karton të kuq. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 kaloi më tej dhe Schlake që pas fitores 3-0 në Greqi ndaj Paok barazoi 1-1 në shtëpi. Schopf shënoi i pari për vendasit, ndërsa në të 25-tën Nastasic dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

5 × three =

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com