Përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Piter Hikins paralajmëroi se agjencia e KB-së ka marrë “raporte brengosëse” për vrasje të civilëve, mes të cilëve ka edhe fëmijë pas përleshjeve të ashpra rreth Mosulit ndërmjet forcave qeveritare dhe ekstremistëve të SHI-së.
Ai pohon se disa nga civilët pësuan gjatë kë,bimit të zjarrit derisa tentonin të iknin nga pjesa perëndimore e Mosulit ku po zhvillohen luftime. Hokins nuk saktësoi për numrin e fëmijëve të vrarë dhe paraqiti vlerësime se rreth 100.000 fëmijë ende janë në një pjesë të qytetit nën kontroll të SHI-së dhe se janë në gjendje jashtëzakonisht të rrezikshme.
Ai u bëri thirrje palëve të konfrontuara që t’i mbrojnë fëmijpët dhe tërë kohën të kujdesen që ata të jenë më larg zonës ushtarake në pajtim me obligimet nag e drejta humanitare. BBC lajmëron se në mesin e viktimave në lagjen e Mosulit Zanxhili ka burra, gra dhe fëmijë dhe se një punonjës humanitar ka theksuar se SHI-ja po gjuan në njerëz të cilët tentojnë të ikin nga ajo zonë. Operacioni për marrjen e Mosulit nga SHI-ja, ushtria irakiane e filloi në tetor me mbështetje të SHBA-së.