Shpenzimet për objekte të reja për strehime individuale në tremujorin e katërt nga viti i kaluar janë më të ulëta për 0,6 për qind në krahasim me tremujorin e tretë, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në tremujorin e katërt më të ulëta për 1,6 për qind janë edhe shpenzimet për materiale, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 1,4 për qind. Duke i krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar në të njëjtën periudhë në vitin 2015 vërehet se shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual janë më të ulëta për 3,3 për qind, shpenzimet për materiale për 6,6 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 4,9 për qind.