Një shishe e rrallë uiski e nënshkruar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump është shitur për 6,000 funte në një ankand në Gladgow. Shishja e uiskit 26 vjeçar GlenDronach “single malt” (i pa përzier) është konservuar në vitin 2012 për te shënuar hapjen e “Trump International Golf Links in Aberdeenshire”. Një ofrues nga Kanada ka paguar dyfishin e shumës së vlerësuar që të siguroj shishen në këtë ankand. Ndër të tjera është shitur edhe një shishe 52 vjeçare Macallan për 10,000 funte ndërsa shishja e Black Bowmore u shit për 2.200 funte. Është thënë që ka pasur interesim të madh për shishen e Trump, dhe kjo është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë nga koleksioni i tij.