Moskë, 1 shkurt – Organizata Uikiliks publikoi rreth 4800 dokumente për Fransoa Fijonin dhe Marin Le Pen, të cilët do të luftojnë për funksionin presidencial në Francë. Dokumentet janë publikuar sot në faqen e Uikiliks në Tuiter, njofton TASS. Arkiva me dokumente për Fijonin numëron 3530 fajle, ndërsa materialet e ndërlidhur me Le Pen janë 1138. Që të dy politikanët paradokohe u treguan të implikuar në skandale të ndërlidhur me pagesa fiktive. Gazeta franceze “Kanaria Anshene” publikoi hulumtim gazetaresk, në të cilën pohohet se bashkëshortja e Fijon, Penelope, disa vite ka qenë e punësuar si asistente e bashkëshortit në Parlament, ka marrë rrogë, por nuk ka “kryer asnjë punë konkrete”. Sipas të dhënave të gazetës, gjatë asaj kohe asaj i janë paguar deri në 900.000 euro. Kryetarja e Frontit Nacional, Marin Le Pen akuzohet se në mënyrë fiktive e ka punësuar si ndihmës në Europarlament shefen e saj të kabinetit Ketrin Grize dhe truprojën Tieri Lezhie. Nga fondi i PE Grizesë i janë paguar gjithsej 299.000 euro, ndërsa Lezhies – 41.500 euro.