Një grua në Këln të Gjermanisë humbi të dyja këmbët dhe krahun e majtë pasi u pickua nga një insekt, ndërkohë që po nxirrte mbeturinat jashtë. Ngjarja ndodhi në mes të muajit Mars, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë, shkruan Russia Today. Sonja Kujas 43 vjeçe sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt. “Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën“, tha Kujas. Gruaja u shtrua në spital, por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në gjendje koma. Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë në gjak. Bashkëshorti i saj Andy tregoi sesi gjymtyrët e saj po vdisnin dhe po bëheshin të zeza. Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por ajo humbi dy këmbët dhe krahun e majtë. Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm.
U pickua nga një insekt, gruaja humb këmbët dhe një dorë (FOTO)
Leave a comment