Erdha këtu me mesazh të fuqishëm nga liderët dhe institucionet e BE-së: angazhimi i Bashkimit Evropian lidhur me perspektivën tuaj evropian është e sinqertë. Avancimi drejt anëtarësimit në BE dhe NATO u tregua si faktor i unitetit. Unitet i cili është aq shumë i nevojshëm sot në vendin tuaj. Për këtë arsye, shpresoj se do të vazhdoni ta ndiqni këtë kompas të brendshëm dhe do ta evitoni gjithë atë që mund të shkaktojë tensione plotësuese, duke përfshirë edhe sipas linjave etnike, porositi kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov. Lidhur me krizën politike në vend, Tusk porositi se vendimi për këtë është i Maqedonisë dhe kërkoi zgjidhje të bazuar në parimet demokratike, dinjitoze dhe mendjes së mençur.
“President Ivanov, ju përgjigja letrës nga fillimi i marsit për gjetje të zgjidhjes nga kriza aktuale politike. Kjo krizë afatgjate e ngadalëson shtetin tuaj në rrugën euroatlantike. Tek ju mbetet të gjeni zgjidhje të bazuar në parimet demokratike, dinjitoze dhe mendjes së mençur. Vetëm zgjidhja e këtillë mund të jetë e përhershme. Kur do të gjeni zgjidhje të tillë, mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, theksoi Tusk. Presidenti Ivanov, madje, tha se hollësisht e ka njoftuar Tuskun me autorizimet e tij kushtetuese si president i Republikës së Maqedonisë, si dhe me praktikën e vendosur nga viti 1992 për përcaktim të mandatarit për formim të qeverisë së re.
“Qëndrimi im mbetet i pandryshuar. Pengesa juridike dhe politike duhet të mënjanohet. Qëllimi i të dy kushteve është që qeveria e re të mos kontestohet nga asnjëra palë dhe për asnjë bazë. Vendimi im është parandalues, që të pengojmë pasoja të dëmshme me të cilët do të ballafaqoheshim. Qeveri e shantazhuar është Qeveri jostabile me kohëzgjatje të shkurtër dhe pasoje të dëmshme”, tha presidenti Ivanov.
Përkujtoi edhe se Bashkimi Evropian është garantues i vetëm dy marrëveshjeve – marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes nga viti 2015. “Prej këtu, imperativ për liderët partiak duhet të jetë zbatimi i prioriteteve reformuese urgjente. Pikë e parë në rend dite të partive dhe deputetëve duhet të jenë reformat evropiane, e jo zbatimi i platformës paszgjedhore e krijuar në shtete të huaja”, tha presidenti Ivanov. Vlerësoi se me platformën rrezikohet pavarësia e shtetit, kushtëzohet arritja e shumicës parlamentare, shantazhohet përbërja e qeverisë së re, dhe, siç tha, prishen marrëdhëniet e mira fqinjësore me përzierje të drejtpërdrejt në punët e brendshme në Maqedoni, nxiten tensione në marrëdhënie ndëretnike, manipulohen qytetarët me çështje të cilat janë jashtë Marrëveshjes së Ohrit, kërkohet ndryshim i Kushtetutës.
“Për këtë arsye, Republikës së Maqedonisë i nevojiten reforma evropiane, e jo platforma të huaja. Si shtet duhet të fokusohemi në reformat evropiane. Vetëm reformat do të na ndihmojnë ta çrrënjosim rrënjën e krizave politike. Por, kjo nuk është vetëm sfidë e jona, por edhe e një pjese të mirë të rajonit. Për këtë arsye, konsideroj se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyrë që t’i hapë kapitujt 23 dhe 24 për gjyqësinë, të drejtat themelore, drejtësinë, liritë dhe sigurinë, edhe atë për të gjithë vendet kandidate dhe kandidatët potencial nga rajoni. Ndërsa që të pengohet bllokimi i proceseve, Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyrë që procesi i inkuadrimit të mos keqpërdoret për shantazh gjatë zgjidhjes së çështjeve bilaterale. Bllokimi i procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë duhet të ndërpritet, një orë më parë”, tha presidenti Gjorge Ivanov.