Turqia ka nevojë për mbështetje të vendeve nga Gjiri Persik dhe para se gjithash nga Arabia Saudite që ta sigurojë stabilitetin e rajonit, në intervistën për televizionin “Al Arabia” deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, transmeton TASS. “Kur do ta çlirojmë Rakën nga Shteti Islamik do të mundemi rajonin t’ia dorëzojmë banorëve të saj – vëllezërve tanë arabë”, deklaroi Erdogani. “Për këtë na nevojitet mbështetje e rëndësishme e vendeve nga Gjiri Persik dhe para së gjithash nga Arabia Saudite”, deklaroi ai. Më 24 gusht të vitit të kaluar Turqia, së bashku me Armatën e Lirë Siriane opozitare e ka filluar operacionin “Mburoja e Eufratit”, e cila ka për qëllim, që ta pastrojë territorin e Sirisë Veriore nga prania e xhihadistëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste.