Turqia ka ndërtuar 556 kilometra nga muri i betonit në kufirin me Sirinë, publikoi Ministria turke e Mbrojtjes në Tuiter. Edhe krahas masave të ndërmarra shtesë të sigurisë, vitin e fundit janë parandaluar 57.186 tentativa për kalim ilegal të kufirit të Turqisë, nga të cilat 89,5 për qind kanë ndodhur në kufirin turko-sirian. Mes të arrestuarve për kalim ilegal të kufirit ka pasur shtetas të 74 vendeve, por numri më i madh kanë qenë nga Siria. Gjithashtu në vitin 2016 është vërtetuar se numri i njerëzve që kanë dashur t’i bashkangjiten Shtetit Islamik, ndërsa kanë kaluar përmes kufirit turk shtatëfish është zvogëluar në krahasim me vitin 2015.