Ministria turke e Punëve të Jashtme sot e dënoi ashpër “vendimin e padrejtë” të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili votoi për ripërtëritje të procesit të monitorimit ndaj Turqisë. Në kumtesën e Ministrisë ceket, gjithashtu, se Ankarasë nuk i mbetet zgjidhje tjetër përveç që t’i rishqyrtojë raportet me APKE-në.
“Vendimi që përsëri të ripëërtërihet procedura vëzhguese në Turqi, nën udhëheqjen e qarqeve dashakeqe në APKE, paraqet turp për këtë organ, i cili pohon se është djep i demokracisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së turke, duke shtuar se “ksenofobia dhe islamofobia shumë shpejtë po përhapen në Evropë”. Deputetët nga APKE votuan sot për vënien e Turqisë në listën e vendeve nën monitorim.
“APKE sapo votoi për ripërtëritje të procedurës për monitorim të gjendjes në Turqi, e cila ishte ndërprerë në vitin 2014, me ç’rast 113 deputetë votuan “për”, ndërsa 45 “kundër”, prëderisa 12 ishin të për,bajtur”, shtohet në kumtesën e këtij organi. Raportuesja e APKE-së për Turqi, Mariane Miko deklaroi se ndryshimet e votuara kushtetuese në referendumin e 16 prillit, me të cilat zgjerohen autorizimet e presidentit Rexhep Taip Erdogan, “nuk janë adekuate me të kuptuarit tonë fundamentale dhe gjithpërfshirëse për demokracinë”. Ajo theksoi se procesi i monitorimit nuk paraqet “dënim”, por tentim për t’u përforcuar dialogu me Turqinë.