Uzbeku Denis Istomin ka shkaktuar befasinë më të madhe në Australian Open kur pas duelit pesë orësh doli fitues ndaj Novak Gjokoviqit. 30-vjeçari që është i 117-ti në ranglistën botërore, luajti ndeshjen e tij jetësore ndaj gjashtë herë kampionit. Istomin mposhti serbin me rezultat 7-6() 5-7 2-6 7-6() dhe 6-4. Istomin pas fitores tha se është i befasuar me paraqitjen që bëri ndaj kampionit, teksa i kërkoi falje tenistit serb. Në anën tjetër Gjokovic e pranoi, duke thënë se “ai ishte më i mirë”. Istomin në rrethin e tretë do të përballet me spanjollin Pablo Carreno Busta.