“Djaloshi i keq” i Arsenal, Granit Xhaka është etiketuar “idiot” nga një prej futbollistëve më të mëdhenj të shtetit që ai përfaqëson, Zvicrës. Kubilay Turkyilmaz, i cili barazoi rekordin e numrit të golave me ekipin përfaqësues akuzoi mesfushorin me kombësi shqiptare se gabimisht mendon të ketë një liçencë për të shkelur standardet në Angli. Aktualisht Xhaka po vuan një dënim prej katër ndeshjesh për shkak të ndërhyrjes së tij të ashpër ndaj Steven Defour në ndeshjen ndaj Burnley. Futbollisti 24-vjeçar tashmë numëron kartonin e tij të tretë të kuq që nga momenti kur u transferua te Arsenal nga Borussia Monchengladbach gjatë verës së kaluar dhe plot nëntë të tillë gjatë tre viteve të fundit.
“Javën e kaluar Xhaka u ndalua edhe nga policia, kësaj here pas një incidenti në Aeroportin Heathrow, pasi u akuzua për abuzim racial ndaj një punonjësi të stafit të aeroportit. Ish-sulmuesi i Bogna’s Turkyilmaz i ka bërë apel bashkëpatriotit të tij që të qetësohet si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ish-futbollisti, tashmë 49-vjeçar deklaroi: “Nuk mund të mos fajësosh Xhakën. Nëntë kartona të kuq në tre vite janë vërtetë shumë, madje edhe për një mesfushor agresiv lider. Ai zakonisht bën ndërhyrje të ashpra edhe në zonën neutrale të fushës. Ato nuk janë ndërhyrje taktike, të cilat mund të ndihmojnë ekipin, përkundrazi, ato janë ndërhyrje idiote. Sa herë që Graniti bën këtë gabim ai dështon në kryerjen e detyrave të tij bazike”, sugjeroi ish-futbollisti legjendë e përfaqësueses së Zvicrës.
“Nëse mendonte se në Premier League mund t’ja hidhte paq me më shumë se ato të bëra në Gjermani, për shkak se arbitrat në Angli janë më pak strikt, atëherë ai ka gabuar rëndë. Së fundmi futbolli anglez është bërë më shuëm kontinental dhe arbitrat e ndalin lojën po aq sa edhe kolegët e tyre në pjesën tjetër europiane. Mund të thuash se ai është nën presion të jashtëzakonshëm, dhe ai e shfryn atë duke bërë këto ndërhyrje të gabuara, njëlloj si ajo skena e shëmtuar në aeroport. Por këto reagime janë të gabuara. Përkundrazi, ai duhet të tregojë më shumë përultësi dhe qetësi, që do të ishte përgjigja e saktë. Mbase ai duhet t’i bëjë një telefonatë mesfushorit të Watford, Valon Berhami. Edhe kishte një reputacion të keq për ndërhyrjet e gabuara kur luante në Itali, njëlloj sikurse edhe me përfaqësuesen e Zvicrës. Por Valon e ka zhdukur tashmë atë reputacion dhe padyshim që ai do të ketë disa këshilla të mira për Granitin. Pavarësisht të gjithave duhet të pranoj dhe të theksoj se Xhaka është një qingj i vogël, një engjëll në krahasim me disa djem të kqinj që ishin vërdallë në kohën kur unë luaja futboll. Të mos harrojmë që Paul Ince dhe mbi të gjithë të tjerët, Roy Keane ndëshkoheshin me të këq vetëm për kërcënime jete”, përfundoi Turkyilmaz.