Trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel nuk është i kënaqur pas humbjes 2:3 nga Monaco, ku pas ndeshjes ka akuzuar UEFA-n. Ai tha se ata kanë pasur nevojë për më shumë kohë, ndërsa UEFA i anashkaloi ata.
“Ne jemi ndjerë të anashkaluar nga vendimi që të luajmë sonte. Ne kemi dashur më shumë kohë, sepse të gatshëm për lojë kisha vetëm 15 lojtarë”, tha Tuchel gjatë konferencës për media.