Të jesh një truproje e Presidentit është një punë e vështirë. Ata duhet të rrinë gjithmonë vigjilentë dhe të gatshëm për çdo sulm që mund t’i bëhet Presidentit dhe njëkohësisht nuk duhet të bien shumë në sy. Por mbrojtja e fshehtë është një detyrë e vështirë për Choi Young-jae, truprojën e Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Kjo vjen për shkak të bukurisë së 36-vjeçarit, i cili tërheq vëmendjen e shumë njerëzve. Femrat që e shohin atë në takimet që zhvillon Presidenti, nuk ia ndajnë sytë. Ato e krahasojnë atë me një hero romantik që të rrëmben zemrën. Komplimentet në drejtim të tij nuk kanë fund.
Truproja i bukur lë në hije presidentin e Koresë së Jugut (FOTO)
Leave a comment