Trumpi i hap luftë bandës më të rrezikshme në botë (FOTO)  

776

Vetëm vrasësit lejohen të bëhen anëtarë të bandës më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për bandën MS-13.  Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se banda brutale do jetë “pjesë e historisë”.  Operacioni ka nisur.

Fillimisht janë arrestuar 39 anëtarë të kësaj bande.  Ata akuzohen për një vrasje të dyfishtë.  Gangsterët janë të njohur pasi i qëllojnë viktimat në fytyrë.  MS-13 i vret viktimat edhe me shkopinj bejsbolli dhe masheta.  Aq të rrezikshëm janë, sa Trump tha se janë një kërcënim për sigurinë kombëtare.  Banda e rrugës me origjinë nga Amerika Qendrore ka prezencë në 40 shtete të botës, mes tyre Meksikë, Kanada e Spanjë.

Banda ka 100 mijë anëtarë në mbarë botën. 6 mijë prej tyre janë në SHBA.  Shenja dalluese?  Tatuazhet në fytyrë.  Por si lindi kjo bandë?  Ajo lindi në vitet ’80 nga emigrantët nga El Salvadori, që kishin marrë pjesë në luftën civile.  Disa prej tyre u vendosën në Los Angeles, ku krijuan bandën e rrugës.  Shumë shpejt ata u rritën, duke e kthyer në kërcënim në SHBA.

Kjo e fundit i deportoi shumë prej tyre në El Salvador, Guatemala dhe Honduras.  Aty ata krijuan trekëndëshin më vdekjeprurës në botë.  Shumica u rikthyen në SHBA, duke forcuar akoma më shumë ndikimin e tyre.

Comments are closed.