Pak ditë më parë Hillay Clinton u akuzua se po merrte pyetjet para debatit televiziv nga gazetarja e CNN, Donna Brazile. Por tani po del se të njëjtën gjë e ka bërë edhe Trump te televizioni Fox News, ku përveç marrjes së pyetjeve, ai kishte zhvilluar edhe takime me prezantuesen e debatit Megyn Kelly. Në një libër të shkruar nga Kelly që do të botohet më 15 nëntor, gazetarja e akuzon stafin e Trump-it se kishte tentuar ta helmonte, sepse ajo nuk kishte pranuar që ta largonte një pyetje, e cila kandidatit republikan do t’i shtrohej në debat, transmeton gazetametro.net. Pikërisht ajo pyetje u bë shkas i konfliktit mes dy palëve dhe Trump kishte filluar një fushatë të egër ndaj gazetares dhe qasjes së saj. Por, ajo çfarë Kelly nuk ishte e gatshme të ndante me publikun atë kohë, ishte se Trump kishte provuar ta helmonte gazetaren përpara fillimit të debatit ku ajo do ta parashtronte pyetjen diskutabile. Mëngjesin e debatit, Kelly kujton disa ngjarje të dyshimta. Një këshilltar i Trump kishte shkuar në zyrën e gazetares për t’i bërë përpjekjet e fundit që ajo të tërhiqej nga pyetja. Kur gazetarja refuzoi, ndihmësi i ofroi një filxhan kafe dhe insistonte që ajo ta pinte. 15 minuta pasi Kelly piu vetëm një gllënjkë nga filxhani me kafe, u bë tepër e sëmurë dhe paraqitja e saj në debat u vu në dyshim. Kjo dhe shumë dyshime të tjera do të dalin në pah më 15 nëntor, kur libri i gazetares të dalë në shitje.