Kriza humanitare më e madhja në 70 vitet e fundit e cila mund të çojë në vdekjen e 16 milionë njerëzve nga uria në muajt e ardhëm, nëse Kongresi i SHBA-së miraton heqjen e buxhetit humanitarë. Pasojat nga kjo mund të kenë ndikim të madh në rritjen e mortalitetit, valës së re të emigrantëve dhe rritjen e mundshme për mbështetësit e grupeve ekstreme islamiste, paralajmërojnë ekspertët. Krizë humanitare u shpall në Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump, propozoi që SHBA të tërhiqet nga pozita e donatorëve më të mëdhenj për ndihma humanitare në botë. Nëse Kongresi miraton reduktimin e buxheteve humanitare, atëherë kjo do të kontribuoj në krizën më të madhe në 70 vitet e fundit paralajmërojnë ekspertët. Sipas analistëve, heqja e buxhetit për ndihmën humanitare në këtë kohë do të çojë në probleme më të mëdha, veçanërisht duke e pasur parasysh rolin motivues të SHBA-ve, si donatori më i madh afrikan. Vlerësimet thotë se, në përpjekje për të shpëtuat nga vdekja, do të ketë migrim nga Afrika në Evropë, e cila do të jetë një arsye shtesë për shqetësim, shkruan Associated Press. Të paktën 4,4 miliardë dollarë janë të domosdoshme deri në fund të marsit, për t’iu shmangur katastrofës humanitare në Nigeri, Somali, Sudanin Jugor dhe Jemen, njoftuan Kombet e Bashkuara, sipas të cilave deri më tash janë pranuar vetëm 10 për qind e parave të nevojshme.