Legjenda e Hollywood-it, Morgan Freeman duket se është “penduar” që ka mbështetur Cliton gjatë fushatës, deklaroi se Donald Trump nuk ka zgjedhje tjetër përveçse, të jetë një “president i mirë.” “Sa për politikën sot, unë mbështeta Hillarin në zgjedhje dhe tani ndjehem sikur te jem duke u hedhur nga një shkëmb”, tha Freeman në një intervistë të gjerë me “AARP: The Magazine”. “Duhet të gjej sërish si të zbres në tokë… por megjithatë nuk jam i frikësuar”. Freeman, i cili ka marrë pjesë reklamat pro Clinton gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të përgjithshme, thotë se është duke u ndjerë pozitiv në lidhje me presidencën Trump. “Unë mendoj se Donald Trump duhet të jetë një president i mirë. Nuk ka si mos të jetë. Ajo që shoh është një njeri që nuk do humbasë”, tha aktori.