Shkrimtarja, apo gjysmë princesha serbe siç preferon ta quaj vetën Kristina Osenberg Karadjordjevic, nga familja mbretërore serbe, ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, se Presidenti Amerikan Donald Trump, ka tentuar ta kapë atë më herët për organin e saj seksual. Sipas princeshës serbe “këtë Trump’i kishte tentuar ta bënte vite me parë gjatë një ndeje ku ishin takuar ata bashkë”, transmeton gazetametro.net. Ndryshe, ajo në fotografinë më poshtë së bashku me Trumpin, ka shkruar edhe një legjendë; ku shkruan në gjuhën angleze “Trampi kurrë nuk do të harrojë, se çfarë i thash, pasi që ai tentoi të më kap për organin gjenital”. Më poshtë ajo ka shtuar se “A është dashur të them po”. Duke e pasur parasysh se Trump, sot u inaugurua si President i vendit më të fuqishëm në botë.