Presidenti amerikan Donald Trump para Samitit G-20 që do të mbahet më 7-8 korrik në Gjermani ka zhvilluar ndaras bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin italian Paolo Gentiloni ku dhe kanë vlerësuar Samitin. Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike të Trump me kancelaren Merkel dhe kryeministrin italian Gentiloni. Në deklaratë theksohet se Trump i ka shprehur Merkelit se do t’i ofrojë ndihmë që Samiti G-20 të kalojë me sukses ku dhe vihet në dukje se dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet në çështje si ndryshimet klimaterike, marrëdhëniet tregtare dhe iniciativa e grave.
Ndër të tjera në deklaratën ku është njoftuar se në bisedën e Trump me Gentiloni, janë shtruar në rendin e ditës çështjet në lidhje me Samitin G-20 thuhet se Trump ka përgëzuar kryeministrin italian për përjekjet e bëra për gjetjen e zgjidhjes “ndaj krizës me emigrantët e Libisë”. Trump i cili do të marrë pjesë në Samitin G-20 në Hamburg të Gjermanisë pritet që të zhvillojë takime me shumë liderë të shteteve dhe qeverive.