Dy prindër kanë kaluar më pak se dy javë me vajzën e tyre të vdekur, dhe tani kanë treguar historinë e tyre prekëse. Ata për 16 ditë e kanë mbajtur vogëlushen e tyre dhe madje e “kanë shëtitur” me karrocë. Charlotte Szakacs dhe burri i saj, Attila, morën lajmin e hidhur që vogëlushja e tyre sa ishte ende duke u zhvilluar, kishte një sëmundje. Por ata së bashku kishin vendosur që ta sjellin në jetë. Kur vogëlushja Evlyn, u lind më 13 dhjetor të vitit të kaluar, ajo kishte probleme në tru, rrugët e frymëmarrjes të ngushta dhe probleme të tjera.
Ndonëse ajo jetoi për katër javë, vogëlushja vdiq në krahët e prindërve të saj më 10 janar të këtij viti. Charlotte dhe burri i saj Attila, qëndruan në bujtinë për 12 ditë ku Evlyn u mbajt në frigorifer, por stafi mjekësor u kishte lejuar atyre edhe të bënin shëtitje më të në karrocë. “Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar që prindërit kanë mundësi që të qëndrojnë me fëmijët e tyre edhe pas vdekjes dhe nënat e tjera më kontaktuan duke më thënë se ndoshta kjo gjë do i ndihmonte. E di që nuk do të ishte opsion i mirë për të gjithë, por për ne ishe e rëndësishme që të kemi kohën si familje”. “Mendoj që kjo kohë na ka ndihmuar shumë që ta kalojmë dhimbjen. Të bësh gjëra të ndryshme që i keni imagjinuar që do i bëni me fëmijën e juaj, ju ndihmon shumë në sferën emocionale”, është shprehur Charlotte.