Pas stagnimit të aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë, treguesit e lartë frekuentues për kuartalin e dytë udhëzojnë për përmirësim të gjendjes së ekonomisë, ka vlerësuar Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme.
Ky konstatim, njoftoi sot BPRM-ja, është mbështetur nga rritja e prodhimtarisë industriale, pas uljes së tij në tremujorin e parë, ngadalësimi i rënies së aktivitetit ndërtimor, si dhe përshpejtimin e rritjes në tregti. Megjithatë, thekson BPRM-ja, të dhënat e disponueshme të frekuencës së lartë për tremujorin e dytë janë kufizuar, që e vështirëson mundësinë që të formohet vlerësim preciz duke pasur parasysh dinamikën e aktivitetit në këtë kuartal. Lidhur me rrugën e projektuar deri në fund të vitit, realizimet më të ulëta në tremujorin e parë krijojnë rreziqe teposhtë për projeksionin e BPV-së prej 2,5 për qind për gjithë vitin 2017, thuhet në kumtesë.
Komiteti për politikë operative monetare në seancë ka vlerësuar se kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese, theksojnë në atë se tani për tani gatishmëria ekzistuese monetare është adekuate.
“Pozicioni ekstern shikuar përmes realizimeve tek rezervat devizore në përgjithësi është në kuadër të pritjeve dhe tregon ruajtje të fundamenteve të shëndosha ekonomike. Në konstatimin e këtillë tregojnë edhe të dhënat për rrjedhat kreditore, ndërsa njëherit edhe realizimet tek kursimi në qershor japin sinjale të volitshme dhe afrim gradual drejt projeksioneve”, ka konkluduar Komiteti.
Pjesa më e madhe e treguesve të rëndësishëm për politikën monetare nuk devijojnë dukshëm nga pritjet, por, njofton BPRM-ja, megjithatë ekzistojnë pika ku nevojitet kujdes i caktuar.
Duke i pasur parasysh ndryshimet tek potenciali i likuiditetit të bankave në periudhën e korrikut të rezervës së detyrueshme, në seancë është vendosur të realizohet aftësim i shumës së bonove të thesarit. Në këtë kuptim, në ankandin e bonove të thesarit i cili do të mbahet sot oferta e bonove të thesarit do të jetë 25.000 milionë denarë, gjegjësisht është më i ulët për 2.361 milionë denarë në krahasim me shumën e arritur. Në kushte të këtilla, ndërsa gjatë mungesës së pasigurisë së caktuar dhe rreziqeve, norma e interesit të bonove të thesarit mbeti i pandryshuar në nivelin prej 3,25 për qind. Në këtë mënyrë, thekson BPRM-ja, po krijohen kushte për kompensim të ndryshimeve tek potenciali i likuiditetit të bankave, si dhe mirëmbajtje të mjeteve likuide në depozitat e disponueshme tek Banka Popullore, të cilat mund të mobilizohen në mënyrë efikase për mbështetje të mëtejshme kreditore të sektorit privat.
Sipas kumtesës, të dhënat e korrikut për inflacionin tregojnë për ngadalësim të matur të shkallës vjetore të inflacionit në 1,2 për qind, me ç’rast rritja mesatare vjetore e çmimeve në shtatë muajt e parë është 0,9 për qind. Rreziqet rreth projeksionit të inflacionit për sivjet prej 1,3 për qind vlerësohen si të baraspeshuara.
Banka Popullore njofton se edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjekë të gjithë indikatorët ekonomik dhe ndodhitë në ekonominë vendore, me ç’rast, thekson, se ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në ekonominë vendore dhe sektorin ekstern.