Gostivar, 24 mars – Policia e Gostivarit arriti të zbardh vjedhjen ndaj shtetasit britanik M.O.J, 32 vjeç që ndodhi të martën në orët e pasdites. Nga atje thonë që kanë rënë në gjurmët e tre autorëve që dyshohet se kryen vjedhjen dhe sulmin ndaj turistit britanik. “Policia dyshon se bëhet fjalë për tre persona nga një fshat i Gostivarit, dhe që ende po vazhdon kërkimi për privimin e tyre. Policia siguroi, po ashtu, edhe pajisjet me të cilat u krye grabitja dhe të njëjtat janë dërguar për ekspertizë”, thanë nga Policia e Gostivarit, nga ku paralajmërojnë që shumë shpejt do të pasojnë fletëparaqitje adekuate kundër tre personave me motivi për vjedhje dhe privim të jashtëligjshëm nga liria. (D.Z)