Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot theksoi se mbështetja për të është shumë më e fuqishme se informacioni se disa republikanë e planifikojnë pa të fushatën për pretendent për president në vitin 2020.
Tramp në artikullin në Tuiterin e tij theksoi se baza e tij e provokimeve është “më e madhe dhe më e fuqishme se ndonjëherë më parë (edhe krahas të dhënave të shumta të rreme nga hulumtimet gjoja të zbatuara)”.
Ai konkretisht e kritikoi gazetën “Nju-Jork tajms”, sepse fundjavën e kaluar ka shkruar se disa republiaknë, duke e përfshirë edhe zëvendës-presidentin e SHBA-së Majk Pens, planifikojnë fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2020 pa Donald Trampin. Këtë informacion presidenti i SHBA-së e kualifikoi si të pavërtetë.
Presidenti amerikan potencoi se “historia” për lajmet e rreme për marrëveshjen sekrete me Rusinë, ngritjen rekorde të bursës, sigurinë e kufijve, forcat ushtarake, vendet e punës, përcaktimin e kandidatit për Gjyjkatën supreme, rritjen ekonomike, rirregullimin, si dhe shumë gjëra tjera, gjithnjë e më shumë e rritin numrin e ithtarëve të tyre.
“Kjo asnjëherë nuk do të ndryshojë”, theksoi Tramp.