Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Bahrejnit do të avancohen, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Tramp gjatë vizitës në Arabinë Saudite.
“Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, kishte ngecje, por nuk do të jenë të pranishme më në këtë administratë”, theksoi Tramp. “Do të kemi lidhje shumë më afatgjata dhe jam i lumtur për këtë arsye”, përfundoi presidenti amerikan.