Uashington, 24 shkurt – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se dëshiron ta përforcojë arsenalin bërthamor të SHBA-së që ta garantojë pozitën udhëheqëse të vendit në botë. Në komentin e parë për arsenalin bërthamor amerikan, pasi mori detyrën më 20 janar, Tramp deklaroi se SHBA-ja “ka ngecje në potencialin e armatosur bërthamor”. “Unë jam i pari i cili dëshiron t’i shohë të gjithë në situatë kur asnjë vend nuk do të ketë armë bërthamore, por ne asnjëherë nuk do të ndalemi pas çdo vendi, madje edhe miqësor, asnjëherë nuk do të ndalemi në fuqinë bërthamore”, deklaroi ai në një intervistë për Rojters, njofton BTA. “Do të ishte e jashtëzakonshme, do të ishte realizim i ëndrrës që asnjë vend të mos ketë armë bërthamore, por nëse vendet kanë armë bërthamore, ne do të jemi në krye të turmës”, shtoi Tramp.
Ai shprehu pakënaqësi për atë se Rusia ka sistemuar raketë me krahë me ç’rast do ta prishte marrëveshjen për kontrollin e armatimit dhe deklaroi se do ta ngrejë këtë çështje para presidentit rus, Vlladimir Putin, kur do të takohet me të.