I mërzitur së tepërmi nga humbja e Luganos 5:2 në fundjavë ndaj Thunit, Paolo Trammezzani ka vendosur që t’i dënojë në një mënyrë të pazakontë lojtarët e tij. Ish-¬trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Trammezzani e ka dërguar skuadrën në një fabrikë të ngjyrave, për të parë se si punojnë punëtorët, se si ata e fitojnë kafshatën e gojës dhe për t’u mësuar lojtarëve e tij me kulturën e punës. Futbollistët janë zgjuar në orën gjashtë të mëngjesit dhe kanë shkuar në një kompani për prodhimin e ngjyrës dhe pikturës “Davesco”. Më pas ata zhvilluan stërvitje dhe një sesion aerobike. Se sa ju ka shërbyer kjo vizitë, ngelet të shihet në sfidën e radhës.