Një penallti e mohuar ndaj skuadrës së tij, ka bërë që trajneri i Estudiantes, Nelson Vivas të bëjë një sjellje prej të çmenduri. Episodi ka ndodhur në fund të pjesës së parë të takimit të kësaj fundjave mes Estudianes dhe Boca Junior, në kampionatin argjentinas, që përfundoi 0-0. Vivas proteston para arbitrit, i cili e nxjerr me të kuq. Më pas, duke shfryrë nga inati, gris këmishën me një lëvizje si “Hulk” dhe shkon drejt dhomave të zhveshjes.