Likovë, 19 mars – Tragjedi e rëndë në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Afrim Dauti, 46-vjeçar, baba i katër fëmijëve, ka ndërruar jetë të dielën paradite në afërsi të fshatit Allashec, pas një rrokullisje me traktor, shkruan gazeta KOHA. Ekipe të Policisë dhe Prokurorisë së Kumanovës dhe kanë kryer hetime ndërsa po punohet në zbulimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit nga fshati Orizare e Likovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën. Afrimi la pas vete katër fëmijë – tri vajza dhe një djalë. (koha.mk)