Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh, njerëzit në Tokë do të kenë një ditë-natë prej 25 orësh. Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindëtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull. Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj. “Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkautorë në studim. Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjella dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë. “Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison. Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre.