Revista “Time” është kritikuar pasi e shpalli Donald Trump-in personin e vitit. Aq kontroverse sa kandidimi i tij për president, fotografia e tij në ballinën e revistës është krahasuar me atë të Adolf Hitlerit. Presidenti është fotografuar nga mbrapa përderisa është i ulur në një karrige. Ndërsa koka e tij është e kthyer nga kamera. Ne vitin 1941, në ballinën e po të njëjtës revistë, Hitleri pozoi në një pozë të ngjashme, por fotografia u bë nga një kënd tjetër. “Interesante si revista ‘Time’ i vendosi Hitlerin dhe Trumpin në karrige dhe pozita të ngjashme, është e qëllimshme jam i sigurt”, ka postuar @TemoteBodo në Twitter. Ndërsa dikush tjetër u shpreh se: “Hitleri, Stalini, Putini dhe tani Trump. Të gjithë kanë qenë persona te vitit. Donald Trump është në mesin e të këqijve”. Kurse disa të tjerë supozuan se vendosja e shkronjës M mbi kokën e Trump e bën që të duket sikur presidenti ka dy brinjë të kuq. Postim te ngjashëm bëri edhe një person tjetër, duke thënë se “Revista ‘Time’ i dha Trumpit brinjë të djallit”.