Ka nis hidhërimi i tifozëve të Liverpool me trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili definitivisht më nuk adhurohet dhe nuk e ka simpatinë nga ata që u çmendën kur mori në diorë klubin e famshëm anglez.
Nëpër rrjetet sociale është nis një kampanjë për shkarkimin e tij me një slogan #KloppOut. Arsyeja? Disfata e re nga Leicester City edhe definitivisht ia shuan ëndrrat për titull, kurse tashmë edhe kualfikimi në Champions League do të jetë mision shumë i vështirë. Është ndeshja e gjashtë e pasuksesshme në 11 të fundit që nga viti i ri 2017. Liverpool për një kohë të shkurtër u eliminua nga dy Kupat (në FA u eliminua nga skuadra e ligës së dytë Ëolverhampton), derisa për momentin kanë vetëm një pikë më shumë se rivali më i madh dhe historik Manchester United, në garë për Ligën e Kampionëve. Ai që dikur adhurohej, tashmë nuk përkrahet nga askush, dhe largimi i tij nga Premier League është shumë i mundur, dhe atë largim me kokë të ulur.
Tifozët nuk e duan më!
Leave a comment