Tifozët e klubit futbollistik Hajduk të Splitit, “Torcida”, në hapje në derbit më të madh kroat mes Hajdukut dhe Dinamos në kuadër të xhiros së 20 të Ligës Kroate (HNS) kanë prezantuar mendimet e tyre në lidhje me bashkimin e klubeve më të fuqishme të ish-Jugosllavisë në një ligë të vetme. Në tribuna, “Torcidat” zbuluan transparentë me mbishkrimet “Vrisni serbët”, “Varni serbët”, “Vukovar, Vukovar” e të ngjashme, ndërsa tifozët kundërshtarë kanë valuar flamujt e Forcave Mbrojtëse të Kroacisë (HOS). Ata gjithashtu ngritën transparentin me mbishkrimin “Vëllazëria nuk është opsion. Torcida kundër Jugoligës”, raporton Indeks.hr.