Tifozët e Realit të Madridit janë të zemëruar me Kristianon Ronaldon, për shkak të formës së tij jo të mirë këtë sezon. Futbollisti portugez ka qenë njëri prej futbollistëve më të dobët në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Selta Vigos, ku Reali pësoi humbje me rezultatin 1:2. “Mendoj se duhet të pranojë një ofertë multimilionëshe nga Kina dhe të shkojë atje”, tha një tifoz i Realit, transmeton KOHA. Është interesant fakti se tifozët e Realit në vend të tij e kërkojnë sulmuesin e Bajerni të Munihut, Robert Levandovski.