Mijëra bileta për ndeshjen e kthimit midis Arsenal dhe Bayern Munich janë vënë në dispozicion pas katastrofës në ndeshjen e parë në Munich. Në faqen zyrtare të klubit nuk kishte asnjë biletë në dispozicion përpara ndeshjes ku Arsenal humbi 5:1 në “Allianz Arena” – por tani vendet bosh janë të shumta. Ekipi i Arsene Wenger duhet të prodhojë një mrekulli për të përmbysur rezultatin më 7 mars – por me sa duket as tifozët e zjarrte të Topçinjve nuk mendojnë se do të ndodhë.
Në orën 10:36 të mbrëmjes, rreth kohës kur mbaroi ndeshja, harta e vendeve të stadiumit me kapacitet 60,000 vende ishte e gjitha me të kuqe – çka do të thotë se nuk kishte asnjë vend bosh në stadium. në orën 11:12 të mbrëmjes, pra rreth gjysmë ore më pas vendet pas porte kishin filluar të boshatiseshin, ndërsa pas një ore pothuajse të gjitha vendet ishin në dispozicion. Kjo tregon situatën aktuale të klubit dhe tifozëve.