Shkup, 7 nëntor – Në fshatin Haraçinë të Shkupit mëngjesin e sotëm rreth orës pesë janë dëmtuar qelqi i dritareve të shtabit të partisë politike LSDM. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se I.F. nga fshati Haraçinë ka denoncuar se një automjet markë e panjohur i cili ka kaluar para shtëpisë së tij, persona të panjohur kanë gjuajtur sende të ndryshme me të cilët kanë thyer katër dritare të katit të poshtëm të shtëpisë, ku është vendosur Shtabi i partisë politike “LSDM”. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhje të rastit.