Një shkupjan ka marrë tre plagë me thikë dhe frakturë të dorës pasi mbrëmë është sulmuar nga vëllai i tij në shtëpinë e tyre. I lënduari nuk është në rrezik jete. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 22:42 nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori” është denoncuar se te ata është sjellë personi i lënduar M.C (5) nga fshati Vizbeg, i Shkupit, me tre plagë me thikë dhe frakturë në dorë. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.